Ville de Genève

SITE OFFICIEL

 
Komunikim në gjuhën shqipe
Mise à jour: 14.08.2017

Komunikim në gjuhën shqipe

Ville de Genève përshtat komunikimin sipas shumëllojshmërisë së origjinave të banorëve dhe banoreve. Falë përkthimit të dokumenteve administrative ose promovues dhe pasurisë gjuhësore të bashkëpunëtorëve dhe bashkëpunëtoreve të tij, ai favorizon qasjen në shërbimet publike personave që nuk flasin frengjisht. Ju do të gjeni në këtë faqe listën e dokumenteve të përgatitur në gjuhën shqipe.

Me qëllim që gjuha mos të jetë një barrierë për të pasur qasje në shërbimet publike, Ville de Genève zhvillon një komunikim të adaptuar për publikun jo-frankofon, duke vënë në dispozicion dokumente të ndryshme të hartuara në shumë gjuhë.

Dokumentet e përkthyera në gjuhën shqipe mund të shkarkohen në këtë faqe ose t’i gjeni në formatin letër në Pikat e info-services të Qytetit.

© P. Lopreno / Ville de Genève

Pikat e info-service

Kjo broshurë jep të gjitha informacionet praktike mbi katër vende dëgjimi, informimi dhe orientimi. Ajo jep hollësi mbi të dhënat dhe oraret e hapjes të Pikave info-services si dhe llojet e njoftimeve që mund t’i gjeni.

© R. Gindroz / Ville de Genève

Bibliotekat komunale (BM)

Ky dokument paraqet rrjetin e bibliotekave komunale (BM), ç’farë gjejmë dhe në cilat gjuhë propozohen koleksionet. Ai jep  hollësi  mbi kushtet e qasjes në shërbimet e huazimit si dhe shërbimet e ndyshme të bibliotekave komunale.

© P. Lopreno / Ville de Genève

Çeku për kulturë

Ky dokument paraqet funksionimin e çekut për kulturë, i cili ofron bona nga CHF 10.- të vlefshëm pranë shumë vendeve të kulturës në Gjenevë. Ju do ta zbuloni se kush mund ta marrë dhe ku mund ta gjeni.

© R.Albertalli-phovea / Ville de Genève

Shkollat e sportit për të rinj

Kjo broshurë paraqet listën e disiplinave sportive në të cilat mund të regjistrohen falas të rinjtë nga 4 në 18 vjeç në kuadër të shkollave të sportit të Ville de Genève.

© JJ. Kissling / Ville de Genève

Prezentimi i Maison de quartier

Kjo fletushkë paraqet listën dhe lokalizon Maison de quartier (Shtëpi të lagjes) të shumta në Ville de Genève, si dhe ofertat dhe shërbimet e propozuara në këto vende.

immeubles vus de loin avec étendue d'eau en premier plan
© jjkphoto.ch

Banorët e një banese sociale në Ville de Genève

Ju jeni banor i një banese të drejtuar nga gérance municipale (GIM) ? Kjo broshurë përmban informacione të nevojshme për banesat sociale të Ville de Genève si dhe për të drejtat dhe detyrat e banorëve.

Dokumente të përkthyer në gjuhë të tjera

Dokumente administrative ose promovuese të përkthyera janë të gatshme në këto gjuhë:

Partage

Partager cette page

Facebook Twitter LinkedIn Google+

Avis et suggestions

Suggestions
La Ville est sur facebook

Découvrir d'autres pages du même chapitre :